Ismaili: Barna falas për qytetarët me sëmundje kronike

08 shkurt 2021 | 12:02

Kandidat i PDK-së për deputet Uran Ismaili, i cili ka qenë ministër i shëndetësisë,  ka prezantuar pikat kryesore të programit të kësaj partie për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë.

Përmes një video 20 sekonda, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë me dije se plani i rimëkëmbjes përfshin barna falas për sëmundje kronike.

“Do të jetë një listë prej 580 forma të barnave, të cilat do të jepen gjithmonë falas. Kjo nënkupton që secili qytetar që vuan nga sëmundjet kronike, siç janë tensioni i lartë, diabeti, sëmundjet e zemrës, e të tjera që klasifikohen brenda kësaj pakoje, do të jetë përfitues nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore “, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Njerëzit e mëdhenj veç ditëlindje kanë. Sot…