Ismaili: Në kohën e LDK-së janë bërë operacione me llupë në QKUK

26 shtator 2019 | 22:56

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kritikuar qeverisjen e LDK-së për dy dekada në shëndetësi. Ai ka thënë se është dashur shumë punë për të ngritur shërbime të mirëfillta shëndetësore në QKUK.

Me këtë rast, Ismaili ka kujtuar edhe rastet të vështira të cilat i ka gjetur me marrjen e mandatit. Ai ka thënë se në kohën e LDK-së janë bërë operacione me llupë.

“Sesa keq e kemi gjetur shëndetësinë tregon edhe ky fakt. Në kohën e LDK-së janë bërë operacione me llupë. Në shekullin 21 kanë ndodhur këto gjëra në Prishtinë”, ka thënë Ismaili. Sipas Ismaili, shërbimet janë prishur edhe me qëllim gjatë LDK-së për shkak se qytetarët i kanë orientuar në spitale private.

Gjatë emisionit në RTK, ai ka folur edhe për abuzimet me çmimet e barnave. Ai ka përmendur se gjatë këtyre dy viteve qeverisje janë blerë 12 milionë euro barna më lirë sesa në kohën e LDK-së. Në fund, ministri Ismaili ka thënë se në qeverisjen e re, në 3 muajt e parë do të nis dhurimi i barnave falas për të prekurit nga sëmundjet kronike.

Kurse, ai ka shtuar se brenda 8 muajve do të funksionalizoj edhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.…