Ismaili: Nëse ka një Alban që Malisheva duhet ta votoj, ai është Alban Mazreku

14 tetor 2021 | 16:59

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, i ka dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për asamble në Malishevë, Alban Mazreku.

Ajo ka bërë me dije se nëse ka një Alban që Malisheva duhet ta votoj ai është Alban Mazreku, i cili në listën e PDK-së mban numrin 20.

Ismaili, ka përmendur sukseset e Mazrekut në biznesin familjar, duke shtuar se ai do t`u realizoi edhe pretimet që po i prezanton gjatë kësaj fushate.

 

Postimi i plotë i Ismailit:

Nëse ka një Alban që Malisheva duhet ta votoj ai është Alban Mazreku!

Shoqëria jonë ka krijuar barrë të pabarabartë për gratë, barrë për përkujdesje vetanake të shtëpisë, barrë familjëmbatëse, e barrë pa trashëgimi në pronë. Për të gjitha këto probleme, Albani ka premtuar zgjidhje, me një angazhim të madh politik. Këtë e ka dëshmuar edhe në familjen e tij, me përkrahjen e madhe qe ai ua ka bërë si në ndërmarrësi ashtu edhe në arsimim. Janë sukseset e tyre, thotë ai, ne vetëm i kemi përkrahur.

Lidershipi i grave në Bardha’s Cake e ka bërë të suksesshëm biznesin, ndërsa puna e zellshme e studenteve te familjes  Mazreku i ka sjellë ato deri në Kolumbia University, Londër dhe Gjermani.

Më se e lumtur që Albani është pjesë e ekipës fituese të kryetarit Isni Kilaj. Z.Kilaj është njeri i dëshmuar në luftë dhe në paqe, i cili ka përkrahje masive tek qytetarët për të sjellë qeverisjen e mirë në Malishevë!

Ju dëshiroj shumë suksese!

May be an image of 1 person, eyeglasses and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Klinë,…