Ismaili: Me përcaktimin e çmimit të barnave do të parandalojmë abuzimin e parasë publike

25 prill 2018 | 12:36

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se institucionet publike në Kosovë për një kohë të gjatë janë përballur me faktin e blerjes së barnave, të cilat sipas tij kanë qenë me çmime më të larta sesa në tregun privat.

Ai në tryezën e organizuar nga “Demokracia Plus” ku është debatuar për Draft-udhëzimin administrativ për përcaktimin e çmimeve të barnave dhe pajisjeve medicinave, ka thënë se me përcaktimin çmimeve të barnave do të parandalohet abuzimi me paranë publike.

“Është e rëndësishme të ngritët në diskutime publike. Institucionet publike në Kosovë për një kohë të gjatë janë përballur me faktin e blerjes së barnave të cilat kanë qenë me çmime më të larta sesa ajo që ka furnizuar tregun privat. Jo gjithnjë, por ka pasur kohë pas kohe tendencë që të përsëritet një gjë e tillë, duke krijuar mundësi për abuzim çoftë të zyrtarëve institucionalë apo operatorëve ekonomikë. Ky edhe ka qenë qëllimi që e kemi nisur këtë proceset që të parandalojmë abuzimin e parasë publike, duke ditur në anën tjetër se buxheti i ministrisë është i limituar”, ka thënë Ismaili.

Ai ka bërë me dije se vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë mekanizma të rregullimit të çmimeve të barnave.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Hade të komunës së Kastriotit ka nisur aksioni…