Ismaili thotë se ‘nuk vjen në shprehje’ që LV-ja t’i marrë deputetë PDK-së: Jemi të bashkuar

08 prill 2025 | 13:54

Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së është i bindur se LV-ja nuk mund të ‘peshkojë’ deputetë të kësaj partie.

Ai ka thënë pas takimit të përfaqësuesve të partive politike me kryetarin e Kuvendit se kanë “unitet” dhe se largimi i ndonjë deputeti të PDK-së në ndonjë grup tjetër parlamentar “nuk vjen në shprehje”.

“Natyrisht që ka unitet. Jemi mjaft të bashkuar dhe të zellshëm që ta përfaqësojmë PDK-në”.

“Nuk vjen në shprehje që të pakohemi si grup. Mirëpo tash, a do të rritemi si grup, nuk dihet”, ka thënë ai para gazetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Okan Buruk, trajner i Galatasarayt, ka dhënë një intervistë në…