Ismajli: Rënia e numrit të rasteve aktive në Gjilan nuk lejon komoditet

05 shkurt 2021 | 11:48

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takim për vlerësimin e situatës në dy ditët e fundit.

Ismajli është shprehur se rënia e numrit të rasteve aktive nuk lejon komoditet, pasi virusi është në mesin tonë.

Në emër të Komitetit, ai ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9 629 mostra, 3 467 kanë rezultuar pozitive, 3 258 janë shëruar, 107 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 108 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me Covid-19 janë 23 persona dhe 155 mostra në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me…