Ismajli: Zhegra, shembull për menaxhimin e suksesshëm të koronavirusit

29 mars 2020 | 14:09

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar fshatin Zhegër, ku janë takuar me Këshillin dhe Shtabin Emërgjent atje.

“Është një mobilizim i jashtëzakonshëm nga ky fshat, pa ndasi politike, të cilët në prioritet kanë menaxhimin e situatës nga kjo pandemi dhe vazhdimin me përkrahje për t’iu dalë në ndihmë të vazhdueshme banorëve të Zhegrës. Këta banorë që janë trima në këtë situatë të vështirë, po punojnë në mënyrë organizative, në çdo kohë, për të qenë pranë banorëve, me tërë kapacitetet e tyre”, ka thënë ai në fjalën e tij.

Ismajli e ka njoftuar Këshillin dhe Shtabin Emergjent se do ta kenë mbështetjen maksimale të Komunës së Gjilanit, për çdo kërkesë të tyre, e cila është në funksion të menaxhimit të situatës pandemike.

“Zhegra është shembulli më i mirë i kësaj situate pas rastit të parë i cili u menaxhua suksesshëm, ku me vetë-izolimin e banorëve, u bë e mundur që të mos shtohen edhe raste tjera, për çka jemi falënderues”, ka thënë Ismajli

Ai ka kërkuar nga qytetarët, ta ndjekin shembullin e Zhegrës, të vetë-menaxhimit të situatës, pasi që kjo natyrë e punës, mbetet e vetmja mundësi për parandalim virusit që ka përfshirë gjithë botë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ish-detektiv në Departamentin e Policisë të Los Angelesit, i…