Istogu arrin marrëveshje me mbrojtësin Rinor Kuqi

19 janar 2022 | 10:51

Skuadra e Istogut po vazhdon me përforcime. Ky klub e ka rikthyer mbrojtësin Rinor Kuqi, i cili ka nënshkruar marrëveshje deri në qershor të këtij viti.

Kuqi në sezonin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Dukagjinit nga Klina dhe paraqitjet e tij ishin të mira në BKT Superligën e Kosovës në futboll, raporton “Epoka e re”.

“Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me mbrojtësin Rinor Kuqi. Kuqi ka nënshkruar kontratë me Istogun deri më 30 qershor 2022. Rinori në sezonin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, ku kishte paraqitje mjaft të mira në Superligën e Kosovës. Mbrojtësi 24 vjeçar do ti ndihmojë mjaft shumë skuadrës së Istogut në fazën e mbrojtjes, ku mjaft mirë paraqitet në të gjitha pozitat e vijës së mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Istogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka vetëm një garanci për momentin në repartin…