Istogu është lodhur nga keqqeverisja e LDK-së

14 dhjetor 2017 | 06:38

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se qytetarët janë lodhur nga keqqeverisja e LDK-së dhe e Haki Rugovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se më 17 dhjetor do të rikonfirmohet fitorja e tij në Istog.

Dreshaj ka bërë me dije se me të kryetar komune, qytetarët e Istogut do të përfitojnë shumë.

Ai ka bërë me dije se nëse zgjedhet kryetar i Komunës së Istogut do të heqë dorë nga paga e kryetarit dhe nuk do ta shfrytëzojë as veturën zyrtare.

“Qytetarët janë të dëshpëruar me qeverisjen në Istog, sepse nuk i kanë kushtet elementare për të jetuar”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka shtuar se, nëse nuk do të ketë dallavere nga LDK-ja, atëherë do të jetë fitues i zgjedhjeve të së dielës në Istog. “Jam i bindur se këtë herë do ta ‘shkatërroj’ Haki Rugovën”, është shprehur Dreshaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Liburn Aliu, në një deklarim të tij ka zbuluar…