Istogu shënon 20-vjetorin e çlirimit

20 qershor 2019 | 17:03

Komuna e Istogut, nën përkujdesjen e kryetarit Haki Rugova, ka shënuar 20 qershorin, Ditën e çlirimit të Istogut.

Kjo ditë është shënuar me aktivitete të ndryshme. Aktivitetet kanë filluar në sallën e Kuvendit Komunal ku është mbajtur një seancë solemne, në të cilën kryesuesi i këtij kuvendi, Qaush Balaj ka mbajtur një fjalim rasti me rastin e 20-qershorit ditës se çlirimit të Istogut.

Pas kësaj seance, aktivitetet kanë vazhduar me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur të enjten takimin…