Istrefi: Borxhi ndaj ATK-së do të shlyhet me 12 këste

30 tetor 2019 | 16:58

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se institucioni që drejton do të shlyejë borxhin ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) përmes 12 kësteve, ashtu siç e parasheh marrëveshja e arritur.

“Është arritur marrëveshja ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit. Borxhi do të shlyhet me 12 këste”, ka thënë Istrefi.

/Epoka e re/ Albulena MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
31.10.2019 Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit Prishtinë 1.…