Isufi: Ballkani në dy vjetët e shkuar ka qenë kampion moral në Superligë

27 korrik 2021 | 17:04

Trajneri i njohur nga Kosova, Bekim Isufi, ka shprehur kënaqësi me gjendjen të cilën e ka gjetur klubin si për organizimin ashtu edhe për nivelin e përgatitjes të lojtarëve.

Ai theksoi se ky grup i lojtarëve të Ballkanit është i gatshëm, është i pjekur dhe ka mësuar prej gabimeve.

“Ky grup i lojtarëve edhe në dy vjetët e kaluar ka treguar se ka qenë kampion moral i Superligës së Kosovës, ndoshta disa faktorë apo edhe përvoja ka bërë që mos të arrihet, apo edhe detajet e vogla, por mendoj se ky grup i lojtarëve është i gatshëm, është i pjekur, ka mësuar prej gabimeve dhe do të përpiqemi që gjatë rrugës sa më pak të bëjmë gabime dhe të shohim prej ndeshjes në ndeshje, prej ditës në ditë në stërvitje dhe prej ndeshjes në ndeshje në kampionat. Mendoj se do të shikojmë edhe çka na duhet dhe cilat janë përforcimet që të kompletohet dhe të jemi sa më të qetë në fillim të kampionatit”, ka deklaruar Isufi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28.07.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…