Isufi i bindur se kjo Qeveri do ta çojë mandatin deri në fund

02 maj 10:36

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, me rastin e 18-vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik, ka thënë se pas 18 vitesh rrugëtim u finalizua suksesi më i madh politik duke ardhur në krye të Qeverisë Ramush Haradinaj.

Isufi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se qeverisja Haradinaj në fund të këtij mandati do t’i arrijë objektivat e saj për zhvillim ekonomik, social, shtetndërtim dhe integrim të Kosovës në BE e NATO.

Postimi i plotë i tij:

Miq, kolegë e kolege, veprimtarë, stuktura të AAK-së e në veqanti juve aktivstë e përkrahës të palodhur, urime 18-të vjetori i themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përpjektet tona bashkë me ju, pas 18 vitesh rrugëtim u finalizuan me suksesin më të madh politik duke ardhë në krye të qeverisë lideri ynë kryeministri z. Ramush Haradinaj.

Kemi besim që qeverisja Haradinaj në fund të këtij mandati do ti arrijë objektivat e saj për zhvillim ekonomik, social, shtetndërtim dhe integrim të Kosovës në BE e NATO.

Urime Aleancë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë gjatë kësaj jave do të qëndrojë një delegacion…