Isufi: Është turp të ndalet iniciativa për Tribunalin ndërkombëtar
20 maj 2019
| 13:21
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë me inicimin e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.
Ai ka thënë se është turp të ndalet iniciativa për inicimin e një tribunali të tillë. Sipas tij, kjo nismë ka përkrahjen e plotë të Qeverisë Haradinaj.



