Itali, 50 mijë banorë në karantinë për shkak të koronavirusit

24 shkurt 2020 | 10:36

Në Itali më shumë se 130 persona janë prekur nga koronavirusi, pjesa më e madhe e tyre në veri të vendit. Italia, e cila ka konfirmuar të paktën dy vdekje si pasojë e virusit, ka numrin më të madh të rasteve në Evropë.

Me një dekret urgjent, qeveria italiane ka marrë kompetenca të veçanta për të trajtuar situatën duke miratuar gjithashtu masa të rrepta në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Policia ushtarake e pajisur me maska kirurgjikale po ruan rreth 12 qytete veriore italiane me një popullsi prej rreth 50 mijë banorësh, që janë vendosur në karantinë pas një shpërthimit të koronavirusit.

Policia po garanton që askush të mos hyjë apo largohet nga qytetet e izoluara e të vendosura në karantinë.

Shumica e rasteve me koronavirus në Itali janë identifikuar në veri, në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka lartësuar Real…