Itali, bomba britanike e Luftës së Dytë Botërore evakuon 23 mijë banorë (Foto)

14 mars 2018 | 16:52

Rreth 23 mijë banorë janë evakuuar nga një qytet qendror i Italisë, pasi një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore është gjetur gjatë gërmimeve.

Zyrtarët në Fano kanë thënë se bomba e prodhimit britanik mund të shpërthejë, pasi është aktivizuar aksidentalisht.

Pacientët që gjendeshin në një spital aty pranë janë zhvendosur, ndërsa shërbimi hekurudhor është pezulluar, derisa ekspertë ushtarakë dhe marinsa kanë hequr pajisjen, duke e hedhur në det.

PO ashtu për shkak të kësaj bombe, shkollat janë urdhëruar të mbylleshin për këtë të mërkurë.

Bomba 1.1 metra e gjatë dhe me peshë 225 kg është gjetur në bregdetin e Fanos gjatë punimeve për ndërtimin e një kanali kullimi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përkrahjes së drejtpërdrejtë të talentëve dhe shpresave…