Italia barazon me Zvicrën

12 nëntor 2021 | 22:52

Italia dhe Zvicra kanë ndarë pikët pas barazimit 1:1 në ndeshjen e dy ekipeve të para të grupit C për kualifikimet në Kampionatin Botëror. Widmer kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Italia më pas mori iniciativën dhe golin e gjeti tek në minutën e 36-të kur shënoi Di Lorenzo. Krejt në fund të ndeshjes, Jorginho pati rastin e njëjtë si ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, por e humbi penalltinë duke gjuajtur mbi portë.

Kështu, Italia ruan primatin me 15 pikë, aq sa ka edhe Zvicra, por me goldallim më të dobët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia është shfaqur e frikshme ndaj Kombëtares sonë në duelin…