Italia, e mbyllur për Shqipërinë dhe Kosovën deri më 7 shtator

10 gusht 2020 | 09:16

Gjatë orëve të natës Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri për sa iu përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga koronavirusi.

Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga për në Itali i atyre vendeve të cilat janë parashikuar në dekretet e mëparshme.

Konkretisht nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shengenit, ku përfshihet dhe Shqipëria.

Janë ndaluar kategorikisht udhëtimi i personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Do të ndalohet hyrja në territorin italian e personave që gjatë 14 ditëve të fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vende: Armeni, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnjë Hercegovinë, Kil, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldovë, Oman, Panama, Peru, Republika Domenikane.

Lejohen të hyjnë në Itali personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë.

Në këtë dekret të ri është përcaktuar që këto rregulla të zgjasin deri më 7 shtator 2020.

Në këto masa përfshihet edhe zhvillimi i evenimenteve sportive me tifozë ku ende nuk do të lejohen deri në një vendim të dytë./Oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zelanda e Re ka kaluar 100 ditë pa regjistruar asnjë…