Italia investon 3 milionë euro në shëndetësinë e Kosovës

19 korrik 2018 | 11:34

Grupi i spitaleve italiane, i përfaqësuar nga spitali pediatrik “Meyer” nga Firenca, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dyvjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë për forcimin e aftësive profesionale të personelit shëndetësor të repartit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Marrëveshja është pjesë e projektit 3 milionësh dhe ka të bëjë me mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë.

Ky projekt është financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka thënë se sistemi shëndetësorë në Kosovë ka nevojë për shumë investime, ndryshime dhe bashkëpunim ndërkombëtarë.

Ndërsa ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristofor Sardi, ka thënë se objektivi i këtij projekti 3 milionë eurosh është forcimi i shërbimeve të kardiokirurgjisë pranë QKUK-së.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Spitalit Pediatrik “Meyer” të Firencës, Alberto Zanobini, ka deklaruar se ky bashkëpunim me shëndetësinë kosovare është jo vetëm afrim në mes të stafeve mjekësore, por edhe investim në miqësinë e shtetit të Kosovës dhe Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministria e Punëve…