Italia kualifikohet në çerekfinale të “Euro 2020”

26 qershor 2021 | 23:40

Italia humbet shkëlqimin e tri ndeshjeve të para në grupe, por siguron biletën për në çerekfinale të “Euro 2020”.

Skuadra e Mancinit triumfoi vetëm pas kohës shtesë 2-0 ndaj Austrisënë duelin e luajtur në “Wembley”. Të kaltrit dominuan në 45 minutat e para duke krijuar shanse të mira shënimi. Immobile u ndal nga shtylla, ndërkohë që Spinnazola dhuroi spektakël në krahun e majtë duke ju afruar më shumë golit me inkursionet e tij.

Austria në krahun tjetër do të gjente e para golin në minutën e 65-të me Arnautoviq, por që do të anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Të dyja skuadrat kanë një ritëm të njëjtë, teksa Mancini aktivizoi në minutat e fundit dhe Pessina-n dhe Chiesa-n.  Ata të dy në fakt do të ishin vendimtarë në kohën shtese.

Sulmuesi i Juventusit shënoi në minutën e 95-të me një kontroll dhe goditje të bukur me të majtën brenda zonës.

Italia do të realizonte edhe një tjetër gol në minutën e 105-të. Pas një aksioni të gjatë dhe të rrëmujshëm në zonën e austriakëve, Pessina përfiton më së miri duke e dërguar në rrjetë.

Austria nuk dorëzohet dhe në shtesën e dytë vë disa herë në vështirësi portierin Donnarumma. 6 minuta nga fundi Kalajdzic shënoi me kokë për të mbajtur nën presion “axurrët” në minutat e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 157 mijë qytetarë të vaksinuar, Kosova ka 170 raste…