Italia ndalon udhëtimet mes qyteteve dhe rajoneve gjatë Krishtlindjes

04 dhjetor 2020 | 08:21

Qeveria e Italisë e ka miratuar ndalimin e udhëtimeve mes rajoneve gjatë periudhës së Krishtlindjes pas regjistrimit të shifrës më të lartë ditore të viktimave të koronavirusit.

Sipas dekretit të ri, të nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte, të enjten në mbrëmje, njerëzit nuk kanë të drejtë të udhëtojnë jashtë rajoneve të tyre nga data 20 dhjetor deri më 6 janar, përpos për të shkuar në punë, për arsye shëndetësore ose ndonjë arsye tjetër urgjente.

Për më tepër, italianët nuk do të kenë të drejtë të dalin nga qytetet e tyre në Ditën e Krishtlindjes, një ditë pas Krishtlindjes dhe në Ditën e Vitit të Ri, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Rregullat e rrepta, të cilat do të vlejnë bashkë me izolimin kombëtar, janë vendosur me qëllim të luftimit të valës së tretë, e cila sipas kryeministrit Conte mund të arrijë në janar.

Të enjten, Italia regjistroi 993 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë, duke e çuar në mbi 58 mijë. Kjo shifër ishte më e lartë se rekordi i mëparshëm, i shënuar më 27 mars, kur për një ditë ishin regjistruar 969 të vdekur.

Qeveria po përpiqet t’i shmangë gabimet e bëra gjatë fazës së parë të pandemisë, kur masat kufizuese ishin larguar dhe njerëzit që ishin kthyer nga pushimet ishin fajësuar për shtimin e infeksioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndoshta shumë pak personave i kujtohet çifti i pazakontë, ku…