ITTF përzgjedh Kastriot Oranën në mesin e 32 promovuesve më të përkushtuar të Pingpongut në botë

22 shkurt 2024 | 23:30

Fondacioni i Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF) publikoi listën e 32 promovuesve nga 30 vende dhe territore të ndryshme të botës, të përzgjedhur për ta kremtuar festën e Ditës Botërore të Pingpongut (WTTD) më 23 Prill 2024.

Në mesin e promovuesve këtë vit, është edhe Kastriot Orana, udhëheqësi i klubit të pingpongut PRiPing, i cili me përkushtimin dhe vullnetin e tij bën që pingpongu të zë vend si njëri ndër sportet më të dashura në Kosovë e rajon.

Kastriot Orana merret me sportin e pingpongut që nga viti 2002. Ai është rritur mes familjarësh sportistë të dalluar. Që në moshë të re ka përfaqësuar klubin e pingpngut Prishtina në garat rajonale e ndërkombëtare.

Aktivitetet e organizuara nga Kryetari i PRiPing, disa herë kanë qenë pikë reference në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Pingpongut dhe asaj Evropiane për kauza të ndryshme siç është: Dhurimi i gjakut për personat e prekur nga Covid, Organizmi i Javës Evropiane të Sportit, Turneu për vetedijësimin për kancerin e gjirit, aktivitetet në të mirë të qytetarëve të prekur nga tërmetet në Kroaci dhe Shqipëri.

Si rrjedhojë e punës së pandalshme të Oranës, ai është përzgjedhur në mesin e 32 promovuesve më të përkushtuar të sportit të pingpongut për Ditën Botërore të Sportit të Pingpongut nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut.

“Këta promovues përkushtuar, të zgjedhur nga 80 aplikantë në 5 kontinente, përfaqësojnë një sërë sfondesh të ndryshme kulturore, sociale dhe profesionale dhe identitete gjinore. Ata do të marrin mbështetje dhe udhëzime thelbësore nga Fondacioni ITTF për të kryer nisma vendore që integrojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së dhe promovojnë Diversitetin dhe përfshirjen përmes kremtimit të WTTD 2024 në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ITTF-së

“Që nga fillimi i saj në 2021, iniciativa e Promovuesve të WTTD ka luajtur rol kryesor në organizimin e të gjithë ngjarjes vjetore, duke nxitur festime origjinale dhe të qëndrueshme në bashkëpunim me organizatat vendore. Këto iniciativa synojnë të trajtojnë çështje të ndryshme të komunitetit dhe të sjellin vlera sociale përmes fuqisë së pingpongut.

Si mbështetës, Fondacioni ITTF është i përkushtuar t’u ofrojë promovuesve udhëzime dhe burime për të organizuar iniciativat e tyre WTTD më 23 prill, përmes jo vetëm mbështetjes financiare, por edhe punëtorive për ndërtimin e kapaciteteve të manualit të Diversitetit dhe Përfshirjes dhe paraqitjes në media”, thuhet tutje në njoftim.

Njihuni me 32 promovuesit për Ditën Botërore të PingPongut 2024 (22 meshkuj, 9 femra dhe 1 i pa listuar):
● Nga Afrika

Abeba Amare Ante (Etiopi)

Adefolarin Amu (Eswatini)

Ben Hsen Ghazi (Tunizi)

Byolenganya Olo Bernoulli (Demografike e Kongos)

Fomum Victorine Agum (Kamerun)

Kevin Mafabi (Ugandë)

Maximillian Chanda (Zambia)

Moliehi Agnes Matsepe (Lesoto)

Musabyemariya Alphonsine (Ruanda)

Nelly Nkatha Mutuma (Kenia)

Tapuwa Chitambo (Zimbabve)

William Berekorang Asare (Gana)

Zacharia Ochola (Kenia)

● Nga Amerika

Génesis Karina Gavilima Velasteguí (Ekuador)

Jesús Aristeo Chong Barreiro (Meksikë)

Nicolas Cañeque (Argjentinë)

Renato Walkowiak (Kili)

Samantha Aleska Seijas Carrillo (Venezuela)

William de souza bernardes (Brazil)

Yasiris Ortiz (SHBA)

●Nga Azia

Biken Thapa (Nepal)

Krishnarjun Cn (Indi)

Muhamed Huzaifa (Pakistan)

Marjolaine Deborde (Liban)

Rashida Behzad (Afganistan)

● Nga Evropa

Ander Franca Indias (Spanjë)

Csaba Zedler (Rumani)

Giulio Brogi (Gjermani)

Kastriot Orana (Kosovë)

Neil Bascombe (MB)

Ronny Ramone (Gjermani)

Sirjan Bastola (MB).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si shtetas të Kosovës më 31 dhjetor 2023 figurojnë 116.804…