Ivanka Trump fotografohet duke luajtur golf, por zbulon më shumë se ç’duhet

05 mars 2021 | 16:16

Ivanka Trump dhe Jared Kushner po i shfrytëzojnë më së miri ditët e ngrohta të Floridës. Së fundmi, vajza e ish-presidentit Donald Trump u fotografua duke shpalosur talentin në golf, në fushën në pronësi të babait të saj në Majami, “Trump National Doral”. Por, teksa ishte përkulur, vajza e ish-presidentit zbuloi të brendshmet që mbante veshur.

Edhe Trump mbërriti aty të mërkurën pak minuta pas së bijës, por nuk luajti bashkë me ta. Kompleksi sportiv, i blerë nga Trump për 150 milionë dollarë në shkurt 2021, është 90 minuta larg rezidencës së ish-presidentit në Mar-a-Lago, ku tashmë po jeton bashkë me Melanian dhe djalin e tyre Barron.

Ndërsa Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared, i cili gjithashtu ishte këshilltar i Trump gjatë katër viteve në detyrë, jetojnë në një prej zonave më luksoze të Majamit, buzë oqeanit. Përgjatë javëve të fundit ata kanë shijuar motin e ngrohtë të Floridës.

Ivanka Trump fotografohet duke luajtur golf, por zbulon më shumë se

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti,…