Kurti e njofton ambasadorin japonez me prioritetet e qeverisë së re

05 mars 2021 | 15:44

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, me të cilin ka  biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve si dhe prioritet e ardhshme të qeverisë së re.

Sipas njoftimit për medie të LV-së, në këtë takim, Kurti e ka njoftuar ambasadorin japonez edhe me prioritet e qeverisë së tij, e cila pritet të formohet së shpejti.

Njoftimi i plotë i LV-së:

Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, z. Ogasawara Mitsunori, të shoqëruar nga sekretarja e dytë, znj. Kurimoto Kay, dhe këshilltari, Arbër Myftari, i priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me deputeten dhe kryetaren e grupit ndërparlamentar për miqësi me Japoninë në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari-Lila, deputetin Artan Abrashi, që ishte pjesë e këtij grupi për miqësi, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Z. Mitsunori e uroi kryetarin Kurti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe për fitoren e arritur në këto zgjedhje. Ai tha se pret që me formimin e institucioneve të reja të vazhdojë bashkëpunimi për thellimin e partneritetit dhe miqësisë mes dy vendeve tona. Kryeministri në ardhje, z. Kurti e falënderoi për urimin, dhe duke ndarë të njëjtën bindje për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve tona, e njoftoi ambasadorin edhe me disa prej prioriteteve të qeverisjes tonë. Krahas përballjes me pandeminë, punësimit dhe drejtësisë, qeveria e re është e përcaktuar t’i mbështesë të rinjtë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Deri më tani me një mbështetje të vogël, e në pjesën më të madhe të munguar nga shteti, rinia jonë ka demonstruar një talent të lartë e të çmueshëm në ndërmarrësi dhe teknologji. Ne jemi të interesuar që ata të kenë sa më shumë hapësirë e mundësi. Të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar ekonomik e kulturor midis dy shteteve tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ka bërë katergorizimin e ri…