Ivanov: Nuk do ta legalizoj marrëveshjen për emrin

13 qershor 2018 | 19:38

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka bërë të ditur se nuk do ta dekretojë marrëveshjen për çështjen e emrit të dakorduar mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë.

Në një paraqitje televizive, Ivanov ka thënë se marrëveshja e arritur mes kryeministrave, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras që parasheh emrin “Maqedonia e Veriut”, është anti-kushtetuese, e dëmshme për interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase.

“Me këtë marrëveshje shkelet mbi premtimin e paraardhësve tanë, të atyre që me zemër të pastër realizuan ëndrrën tonë për një Maqedoni të vetme. Me këtë marrëveshje zhduket historia për Maqedoni të pavarur. Atyre që lindin u mohohet e drejta që të quhen maqedonas. Me këtë marrëveshje rrënohet karakteri unitar i shtetit. Ndryshohet Kushtetuta, preambula e saj dhe gjithçka që ka të bëjë me termin maqedon”, tha presidenti Ivanov duke prezantuar qëndrimin i tij se nuk do ta legalizojë marrëveshjen të cilët e quajti “ndërtim pa leje”, ka thënë Ivanov.

Kreu i shtetit maqedonas ka thënë se kjo marrëveshje rrënon edhe raportet në shoqëri, ndërsa akuzoi edhe për mungesë të transparencës, e cila sipas tij ka pamundësuar arritjen e konsensusit nacional. Ivanov tha se në 73 vjetët e fundit, Maqedonia nuk ka pasur marrëveshje më të keqe së kjo, ndërsa theksoi se integrimi euroatlantik nuk duhet të shërbejë si alibi për marrëveshje të “dëmshme” që rrënojnë themelet e shtetit.

“BE-jadhe NATO-ja nuk duhet të jetë alibi për marrëveshje të keqe. Një marrëveshje e tillë polarizon në vend se të bashkojë shoqërinë… nuk do të legalizoj marrëveshje të tilla, kjo është fjala ime e fundit”, ka thënë Ivanov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat pro-qeveritare në Jemen, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë…