Izmi Zeka: Mos i denigroni çlirimtarët e Luginës së Preshevës

20 shtator 2018 | 17:27

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Izmi Zeka, duke komentuar listat e publikuara të veteranëve të UÇK-së, ka kërkuar që mos të denigrohen ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).

“Këto ditë jemi dëshmitar të një fushate të papastër ndaj luftëtarëve të lirisë në emër të fyerjes së listave të veteranëve apo siç i ka shpallur prokuroria ‘veteranë të rrejshëm’. Nuk do të hy në punët e prokurorisë por do të thosha se pjesa e Luginës së Preshevës kanë qenë pjesë aktive edhe në Kosovë në luftën çlirimtare pa theksuar angazhimin e tyre në UÇPMB. Andaj prekja në sedër e tyre për kinse mashtrim që nuk përjashtohet të ketë raste paraqet mos respekt të vlerave çlirimtare dhe angazhim permanent të tyre në shtetësinë e Kosovës”.

“Në këto momente kur kemi turbulencë me listat e përmendura dhe kur është një luftë e paparë ndaj veteranëve duhet të sillemi konform ligjeve të Kosovës deri në përfundim të vendimit të gjykatave Lugina sit për aq sa jemi ne çlirimtar janë edhe atë pjesë e jona. Nuk e kemi atë të drejtë të luajmë me ndjenjat njerëzore dhe përpjekjet e tyre çlirimtare. Përndryshe do u mallkoj gjaku dhe djersa e tyre”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së në largim, Greg Delawie, ka reaguar për…