Izolimi në Vuhan përfundon më 8 prill

24 mars 2020 | 08:17

Pas më shumë se dy muajsh, izolimi i Vuhanit, qytetit kinez ku është shfaqur koronavirusi për herë të parë, do të marrë fund më 8 prill, raporton media shtetërore e Kinës. Pjesët e tjera të provincës Hubei, kryeqytet i së cilës është Vuhani, do t’i heqin ndalesat në udhëtim nga 25 marsi.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Vuhan në fund të vitit të kaluar. Që atëherë ato janë shpërndarë në mbi 150 vende të botës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, pandemi.

Vendet e prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra për ta frenuar përhapjen e saj, duke mbyllur shkollat, bizneset jothelbësore dhe kufijtë. Aktualisht, epiqendër e sëmundjes, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është Evropa.

Sëmundja ka prekur mbi 381 000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 16 500 kanë humbur jetën.

Kina, ditët e fundit, ka raportuar për rënie të vazhdueshme të numrit të të infektuarve./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 21 vjet që nga fillimi i sulmeve ajrore…