Izraeli dhe Butani vendosin marrëdhënie diplomatike

13 dhjetor 2020 | 14:14

Izraeli ka vendosur marrëdhënie diplomatike me mbretërinë e Butanit, ka bërë me dije Ministria e Jashtme e Izraelit.

“Rrethi i njohjes së Izraelit po zgjerohet. Vendosja e marrëdhënieve me Mbretërinë e Butanit do të përbëjë një fazë të re në thellimin e marrëdhënieve të Izraelit në Azi”, ka thënë ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi në një deklaratë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshëndetur marrëveshjen, duke thënë se Izraeli ishte “në kontakt edhe me vendet e tjera që duan të krijojnë marrëdhënie me shtetin hebre”.

Marrëveshja me Butanin vjen disa ditë pasi Maroku pranoi të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, shteti i katërt arab që e bën këtë që nga muaji gushti.

Sipas disa analistëve, normalizimi i raporteve me Izraelin mund të përfshijë edhe disa vende tjera, përfshirë Arabinë Saudite, Omanin dhe disa vende aziatike që kundërshtojnë tradicionalisht Izraelin, të tilla si Indonezia, shkruan “AFP”.

Ron Malka, ambasadori izraelit në Indi, ka thënë se ai ka nënshkruar marrëveshjen me homologun e tij nga Butani, gjeneral, Major Vetsop Namgyel, për të vendosur “marrëdhënie zyrtare diplomatike”, duke e quajtur atë një “ditë historike”.

“Kjo marrëveshje do të hapë shumë më tepër mundësi bashkëpunimi për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Malka në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula…