Izraeli nis bombardimet në Rafah, raportohet për disa të vdekur

03 mars 2024 | 11:06

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit arrin në ditën e 149-të. SHBA u ka lëshuar palestinezëve në Gaza gati 40,000 vakte nga avionët ushtarakë , duke njoftuar se “Izraeli ka pranuar pak a shumë marrëveshjen për një armëpushim gjashtë-javor”.

Shtëpia e Bardhë thekson gjithashtu se, në lidhje me negociatat për një armëpushim, “topi është në fushën e Hamasit”. Shteti hebre, nga ana e tij, njofton se do të jepen “pauza humanitare” për popullsinë në jug të Rripit, por ndërkohë bombardon lindjen e Rafah .

Të paktën 12 persona kanë vdekur, duke përfshirë gjashtë fëmijë . Ndihma për popullsinë e Gazës, sipas Joe Biden , është “ende e pamjaftueshme”. Një zëdhënës i OKB- së konfirmon se në mesin e të plagosurve që mbërritën në spital pas masakrës për ndihmë, 80% kishin plagë me armë zjarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të thuhet se ka pësuar një ndryshim total. Ardhja…