Izraeli pranon se ka sulmuar një kamp të refugjatëve në Gazë, nuk kërkon falje

29 dhjetor 2023 | 08:46

Sipas zëdhënësit të qeverisë izraelite, Eylon Levy, sulmi ajror që vrau 86 njerëz në një kamp refugjatësh në Gazë, ishte një “gabim dhe se shpreh keqardhjen e tij”.

Incidenti në prag të Krishtlindjeve thuhet të ketë ndodhur për shkak të përdorimit të një “municioni të gabuar”.

Megjithatë, Levy nuk pranoi të kërkonte falje për humbjen e jetëve, për arsye se siç është theksuar shpesh nga izraelitët, kjo fushatë ushtarake ka për qëllim shkatërrimin e Hamasit dhe jo vrasjen e civilëve.

“Ne nuk do të kërkojmë falje për këtë fushatë, e cila po sjell para drejtësisë regjimin historik të Hamasit”, tha ai.

“Vdekjet e civilëve janë për të ardhur keq, por në luftë është e pashmangshme që do të bëhen gabime”, theksoi zëdhënësi.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit thuhet të vazhdojë derisa regjimi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet e mbetura që militantët i morën gjatë sulmit të 7 tetorit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Edhe pse numri i të vdekurve sa vjen e shtohet, sulmi në kampin e refugjatëve në Maghazi llogaritet të jetë më i rëndi, ku shumë prej të vdekurve përfshinin gra dhe fëmijë.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e shkollave dhe spitaleve për t’u fshehur pas civilëve, duke i vënë ata në rrezik, por sulmi i Maghazit ka shtuar kritikat për sjelljen e Izraelit.

OKB-ja dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se civilët nuk po mbrohen, por Levy u shpreh se ata nuk duan që civilët të qëndrojnë brenda bastioneve të Hamasit, pasi nuk janë ata caku i izraelitëve.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Hamasit, deri më tani 21 mijë njerëz janë vrarë në Gazë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Kristaq Balli Gjon Mili e ka shoqëruar karrierën artistike…