Izraeli presion Shqipërisë: Fitojmë grupin në Ligën e Kombeve

03 shtator 2018 | 18:58

Në muajit gusht, Izraeli i’a besoi stolin Andreas Herzog. Rivalët e Shqipërisë, në debutimin në turneun Liga e Kombeve, kanë prezantuar stafin e plotë teknik, duke paraqitur edhe objektivat përpara ndeshjes së 7 shtatorit në “Elbasan Arena”. Trajneri i ri u shfaq në konferencë për shtyp, i shoqëruar nga drejtori teknik i përfaqësueses, Uilli Rotenshtajner.

“E nisim Ligën e Kombeve kundër Shqipërisë. Është një mundësi për ne për t’u ngjitur në Ligën B. Është një shans i mirë për t’u kualifikuar në Euro 2020. Synojmë të kalojmë në ‘play off’ dhe të garantojmë një vend në turneun e radhës. Megjithatë, në fillim duhet të përqendrohemi te ndeshja ndaj Shqipërisë”, tha Rotenshtajner. Drejtori teknik i Izraelit shtoi: “E respektojmë kundërshtarin, sipas renditjes që Shqipëria ka në FIFA do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam ta nisim me këmbën e mbarë. Gjithashtu duhet të shfaqemi si një skuadër e mirë. Te Izraeli ylli duhet të jetë grupi, jo individët”.

Po kaq optimist u shpreh edhe trajneri Herzog, që edhe pse e njeh fare pak ekipin, bëri premtime të mëdha. “Pjesa më e madhe e lojtarëve janë paraqitur në grumbullim dhe synojmë ta nisim mbarë turneun. Ndaj Shqipërisë dhe Skocisë luajmë dy finale, ku duhet të japim gjithçka. E urrej humbjen dhe këtë mentalitet do t’ua transmetoj lojtarëve”, ka thënë austriaku, raporton “Sportekspres”.

Drejtuesi i stolit të Izraelit, shkoi edhe më tej, duke shfaqur besim se ekipi i tij do ta fitojë Grupin 1 të Ligës C. “Shqipëria është një skuadër e mirë, që ka përparuar shumë dhe u kualifikua në ‘Euro 2016’. E njohim mentalitetin e tyre, faktin që janë të shpejtë dhe teknikë. Por, unë besoj se do të renditemi të parët dhe do t’i kalojmë Shqipërinë dhe Skocinë. Në Elbasan luajmë ndeshjen e parë dhe duhet të jemi gati. Më pas do të kemi pesë ndeshje të tjera për të fituar dhe për t’u kualifikuar në Euro 2020”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare ka nisur nga puna për të përgatitur ndeshjet…