Izraeli pritet të vaksinojë edhe fëmijët vaksinën anti- Covid

12 janar 2021 | 16:00

Izraeli mund të përfshijë edhe fëmijët mbi moshën 12 vjeçare në grupet e personave që duhet të vaksinohen kundër Covid-19.

Kjo parashihet të ndodhë brenda dy muajve të ardhshëm nëse hulumtimet tregojnë nuk ka ndonjë rrezik.

Izraeli u ka dhënë prioritet të lartë në vaksinim të moshuarve dhe të rinjve me probleme shëndetësore dhe atyre që punojnë në sektorë të rrezikshëm sa i përket infektimit nga Covid.

Vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare pritet të bëhet saktësisht gjatë muajit mars.

Rreth 7.7 për qind e popullatës izraelite janë mes moshës 12 dhe 16 vjeçare, sipas statistikave zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore në sekondat e fundit për Portland Trail Blazzers në…