Izraelitët publikojnë videon e re të palestinezëve të zënë në Gazë, shfaq dorëzimin e armëve

10 dhjetor 2023 | 09:23

Ushtria izraelite publikoi një video që tregon dhjetëra burra në veri të Gazës, megjithëse Hamasi pretendon të kundërtën, të gjithë ata janë anëtarë të kësaj organizate palestineze.

Në videon e publikuar nga ushtria izraelite, njëri prej burrave, i veshur vetëm me të brendshme, shihet teksa dorëzon pushkën, ndërsa dhjetëra persona të tjerë presin në radhë prapa tij, transmeton Telegrafi.

“Ngadalë, ngadalë”, dëgjohet zëri i një ushtari izraelit duke iu drejtuar palestinezëve të zënë në gjuhën arabe.

Për këtë video ka folur edhe komandanti i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi.

“Po shohim suksese çdo ditë. Çdo ditë shohim gjithnjë e më shumë operativë të Hamasit të vrarë dhe ditët e fundit i shohim ata duke u dorëzuar. Kjo është një shenjë e kolapsit të sistemit dhe një shenjë se ne duhet të punojmë edhe më shumë”, tha Halevi.

Ndaj këtyre videove ka reaguar edhe zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari, i cili tha se shumë anëtarë të Hamasit janë dorëzuar në Gaza.

“Situata në terren është e vështirë dhe udhëheqja e Hamasit mohon realitetin,” tha Hagari.

Ndryshe me rastin e publikimit të fotografive dhe videove të burrave të burgosur ka reaguar edhe Hamasi duke mohuar se ata janë anëtarë të Hamasit.

“Fjala është për civilë të pafajshëm që nuk kanë kurrfarë lidhje me aktivitete ushtarake”, tha zyrtari i Hamasit, Osam Hamdan. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filipinet e kanë akuzuar Kinën se ka përdorur topa uji…