Ja çfarë deklaron Challandesi për ndeshjen ndaj Bullgarisë  

24 mars 2019 | 18:11

Trajneri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes në konferencën e fundit para ndeshjes me Bullgarinë, ka thënë se “Dardanët” mund të shënojnë fitore nëse luajnë mirë.

Tekniku zviceran e ka lavdëruar kundërshtarin e radhës, duke thënë se është një ekip më eksperiencë të madhe.

“Jam i kënaqur me paraqitjen kundër Danimarkës, por tani është më ndryshe. Ndaj Bullgarisë do të jetë ndeshje krejt tjetër. Bullgaria është ekip i fortë dhe ne duhet të luftojmë për çdo top. E dimë që Bullgaria ka eksperiencë më shumë se ne. “Nëse luajmë mirë, kemi mundësi t’i marrim tri pikët. Ekipi është në një situatë të mirë, por mos të harrojmë se ata janë agresiv dhe do të na i vështirësojnë gjërat”, ka deklaruar Challandes.

Ndeshja Kosovë-Bullgari zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarë të Partisë Radikal serbe, në 20-vjetorin e fillimit të…