Ja çfarë deklaron Xavi para “El Classico”-s

22 dhjetor 13:03

Xavi Hernandez di shumë për “El Classico”, si pjesë e Barcelonës. Tani, nga një distancë, ai analizon ndeshjen e nesërme për “Mundo Deportivo”, teksa nuk heziton ta përshkruajë Messin si “kryqëzuesin e Madridit” dhe beson se ish-skuadra e tij është favorite për supersfidën e madhe.

“Unë mendoj se profili i lojtarëve të Barcelonës mund të ketë më shumë kontroll të lojës. Kjo do të thotë se kanë më shumë numra për të fituar. Rezultati është jetik, është shumë i rëndësishëm për Real Madridin. Nga ana tjetër, Barcelona mund të përmirësojë çdo gjë dhe të bëhet më e shkëlqyer, por klubi katalanas është në një formë shumë të mirë. Messi? Ai është kryqëzuesi i Real Madridit në dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Përballë tij, Real Madridi vuan shumë. Real Madridi dhe çdo ekip, por sidomos Real Madridi. ‘Bernabeu’ ka respekt të madh për Messin, për shkak se ka shënuar gjithmonë gola dhe është në gjendje të bëjë atë që dëshiron”, ka thënë Xavi.

“Cristiano Ronaldo, më i miri në histori? Është karakteri i tij, që e ka bërë edhe atë të fitojë pesë ‘Topa të Artë’. Kjo është një gjë pozitive në lidhje me të. Sidoqoftë, ata që besojnë në një futboll më kolektiv, në ADN dhe filozofinë e Barçës, kuptojnë se Messi është lojtari më i mirë ndonjëherë. Cristiano ka edhe shumë merita për atë që ka bërë, padyshim. Neymar dhe largimi i tij nga Barcelona? Po, e kemi gjetur atje (në dasmën e Messit) dhe na tha se kishte planifikuar për ta lënë ‘Camp Nou’. Ne kemi qenë të habitur, por si në rastin e Mascheranos, duhet ta respektojmë vendimin e tij. Në planin afatshkurtër, Barcelona ka humbur një lojtar, i cili bënte dallimin. Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm, ky ishte vendimi i tij dhe duhet të respektohet”, ka deklaruar Xavi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 20:45, në “Emirates” do të zhvillohet një nga…