Ja çfarë do të bëjnë këngëtarët pjesëmarrës të Eurovizionit më 16 maj?

14 maj 2020 | 10:10

Festivali i muzikës europiane ”Eurovizion”, që pritej të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj, është anuluar. Por pavarësisht këtij vendimi, këngëtarët do të këndojnë nga vendet e tyre për të nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së virusit vdekjeprurës COVID-19.

Finalja e Eurovizionit do të transmetohet me titullin “Europe Shine A Light’ ditën e shtunë, 16 maj, në orën 21:00.

Por ndryshe nga çdo vit, nuk do të ketë fitues dhe as votime, sepse është menduar të mos jetë një format konkurues. “Europe Shine A Light” premton shumë surpriza për fansat dhe shikuesit në shtëpi. Shfaqja do të vijë në moderimin e prezantuesve holandezë, Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit.

Eurovision, gjithashtu, synon të bashkojë artistët e vitit 2020, nga vendet e tyre në të gjithë Evropën, në një shfaqje ku do të performohet një prej hiteve të Eurovision, “Love Shine A Light”. Vargjet e kësaj kënge janë të përshtatshme për situatën aktuale në të cilën gjendemi.

Festivali live pritet të zgjasë rreth 2 orë dhe do të transmetohet edhe në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube.

Mbikëqyrësi ekzekutiv i festivalit, Jon Ola Sand, u shpreh: Nuk do të ketë konkurs të këngës në Eurovision këtë vit. Në vend të kësaj, ne kemi ndërmend të bashkojmë Evropën më 16 maj, me një program televiziv unik, duke inkurajuar të gjithë pjesëmarrësit e sivjetshëm të këngës në Eurovision. Gjithashtu duam të transmetojmë këtë shfaqje në frymën e unitetit dhe bashkësisë.

Ndërsa producenti ekzekutiv i festivalit, Sietse Bakker, tha: “Ne duam të bëjmë një shfaqje që vendos në qendër të vëmendjes, jo vetëm 41 artistët që do të performonin në Roterdam, por edhe të frymëzojnë ata në shtëpi. Gjithashtu, të lidhë njerëz nga e gjithë Evropa, por edhe më gjerë në këtë periudhë të vështirë. Sigurisht, do të nderojmë edhe ata që janë prekur nga pandemia dhe ata që punojnë shumë për ta luftuar atë. Le ta bëjmë këtë një moment të paharrueshëm në historinë e Eurovisionit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy kompani të përfshira në ndërtimin e spitaleve Covid-19 janë…