Ja çfarë ka ndodhur me oktapodin që parashikonte saktë ndeshjet e Botërorit

03 korrik 2018 | 23:09

Një oktapod, i cili parashikoi saktë të gjitha rezultatet e Kupës së Botës në Japoni, është vrarë dhe është kthyer në ushqim japonez (sashimi). Molusku, i quajtur Rabio, u konsiderua telepatik pas një eksperimenti në pishinë.

Por Kimio Abe, peshkatari që e kapi, mendoi se do bënte më shumë para duke e shitur për ushqim sesa nga dituria e tij.

Mediat lokale në Japoni raportuan se Kimio vendosi që jetesa e tij ishte më e rëndësishme sesa fama virale.

Oktapodi parashikoi fitoren e Japonisë kundër Kolumbisë dhe barazimin e tyre me Senegalin, duke u zhvendosur në pjesë të ndryshme të një pishine. Secili sektor, i shënuar si fitore, humbje ose barazim, kishte ushqim të vendosur për të provokuar oktapodin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19 vite pas luftës në Kosovë, familjet ende janë në…