Ja çfarë rritje pagash do të kenë shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësorë

12 janar 2018 | 20:57

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 24-të të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga kompetencat e saja kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka aprovuar vendimin për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 janar 2018 për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës prej 4% mbi pagën bazë duke përfshirë mjetet financiare prej 30 euro për punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës si dhe 44 euro për punëtorët shëndetësorë.
Rritja aplikohet edhe në shpërblimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në këtë ngritje nuk do të përfshihen të gjithë ata që kanë përfituar ngritjen e pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 20 dhjetor 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nga viti 2018 do të jetë pjesë e garës…