Ja çfarë thoshte fotografi i ndjerë Behrakis për foton e realizuar gjatë luftës në Kosovë

04 mars 2019 | 00:09

Fotografi i njohur Yannis Behrakis, fitues i çmimit Pulitzer, vdiq sot në moshën 58-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Nuk harrohet fotografia e tij që përshkruante momentin kur një baba nga Kosova vendos në arkivol djalin e tij dy vjeçar, të vrarë në luftën e zhvilluar në fund të viteve 90’-ta.

Behrakis donte që në mënyrën më të bukur artistike, me përkushtim, t’i tregonte njerëzimit të vërtetën nga zonat e luftës dhe vendet e krizës, në mënyrë që askush të mos thoshte ditën tjetër se nuk dinte se çfarë po ndodhte atje.
“Fotografia ishte shumë e fortë dhe trupi i djalit pothuajse lundronte në ajër”, tha ai për imazhin, transmeton “Klan Kosova”.
“Pothuajse dukej sikur shpirti i tij po e linte trupin e tij për qiejt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tuzi për të parën herë i është drejtuar kutive të…