Ja çfarë thotë Sahiti për Bunjakin dhe Challandesin

22 nëntor 11:24

Muharrem Sahiti ishte ndihmëstrajner i ish-përzgjedhësit Albert Bunjakit, kurse vazhdon të jetë ndihmës edhe i zviceranit Bernard Challandes.

Ai e ka vlerësuar lart punën e Bunjakit, derisa lavdëron edhe punën e përzgjedhësit aktual.

“Edhe Alberti ka bërë një punë të mirë në përfaqësuese dhe është pjesë e këtij suksesi. Ndërsa trajneri i tanishëm është shumë serioz në punë dhe ka përvojë të madhe. Jemi me fat që e kemi një përzgjedhës të tillë, i cili është duke bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Sahiti për “Epokën e re”.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka…