Ja golashënuesit e Kosovës në kualifikimet për ‘Euro 2020’

15 tetor 2019 | 13:11

Kosova ka zhvilluar gjashtë ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Evropian, kurse ka shënuar dymbëdhjetë gola.

Golashënuesi më i mirë i Kosovës është Vedat Muriqi, i cili ka shënuar katër gola. Sulmuesi shënoi në portën e Bullgarisë, Çekisë, Anglisë dhe mbrëmë në portën e Malit të Zi.

Nga dy gola i kanë shënuar Milot Rashica dhe Valon Berisha, kurse nga një gol të shënuar kanë Zeneli, Rashani, Rrahmani dhe Vojvoda.

Lista e golashënuesve

Vedat Muriqi        4 gola
Milot Rashica       2
Valon Berisha       2
Elbasan Rashani  1
Arber Zeneli          1
Amir Rrahmani    1
Mërgim Vojvoda  1

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjendur një mjet shpërthyes i dyshimtë, në Obiliq, gjatë…