Ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Angli

05 nëntor 2019 | 13:11

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë dy ndeshjet tejet më rëndësi në muajin nëntor.

Fillimisht me 14 nëntor, Kosova do të udhëtoj në Çeki për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren çeke, ndërsa tri ditë më vonë, “dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta presin Anglinë.

Arianit Ahmet, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës së Futbollit të Kosovës për “KosovaPress” ka pohuar se me datën 12 nëntor do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër “Tre Luanëve”.

“Biletat për ndeshjen kundër Anglisë do të dalin me datë 12 nëntor. 5 % e stadiumit, saktësisht 750 bileta do të jenë për mysafirët, aq edhe sa ju takon në bazë të rregullave”, ka thënë Ahmeti. Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet me 17 nëntor me fillim nga ora 18:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mauro Icardi nuk është i interesuar të rikthehet në…