Ja kur do të rikthehet Haalandi

25 tetor 2021 | 21:09

Dëmtimi i Erling Haaland është më i rëndë se sa u mendua në fillim.

Rikthimi i bomberit norvegjez në fushat e lojës pritet të ndodhë më vonë se sa parashikimi i parë i bërë nga mjekët e Dortmundit.

Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi norvegjez rrezikon të mbetet jashtë fushave të lojës deri në fund të këtij viti dhe të rikthehet të luajë vetëm gjatë muajit janar të 2022-shit, një periudhë vërtetë e gjatë kjo që mund të penalizonte jo pak verdhezinjtë e Dortmundit.

Haaland është protagonist absolut te skuadra verdhezi me gola të shumë, teksa mungesa e tij do të krijojë një boshllëk të madh. Në sezonin e ardhshëm Haaland me shumë mundësi do të nisë një aventurë të re, pasi skuadrat e mëdha kanë nisur luftën për të siguruar shërbimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vazhduar traditën e festës…