Ja kur pritet të fillojë vaksinimi i popullatës në Pejë, flet dr. Dukagjin Sahatqiu

30 mars 2021 | 20:47

Shefi i Qendrës së vaksinimit dhe imunizimit në komunën e Pejës Dr. Dukagjin Sahatqiu, në një intervistë për Gazetën “ZARFI INFO”, tha se komuna e Pejës menjëherë pasi ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave anti-covid ka aplikuar për furnizim.

Ne i kemi përfunduar të gjitha procedurat e kërkuara administrative për t’u furnizuar me vaksinën ‘Astra Zeneca’. Nga Ministia e Shëndetësisë na u është thënë se dorëzimi i tyre pritet të bëhet gjatë kësaj fundjave”, tha Dr. Sahatqiu.

Nga 1500 dozat e kërkuara fillimisht do të vaksinohet stafi shëndetësor. Pra 563 mantelbardhë të Spitalit të Pejës, 365 punëtor të QKMF-së, 42 punëtorë të Institutit regjional të Shëndetit Publik, 90 pacientë të dializës, 34 të shëndetit mental, 15 të shtëpive të pleqëve”, tha Dr. Sahatqiu, duke bërë të ditur se pjesa e mbetur e vaksinave do të sigurohet për institucionet private, siç janë ordinancat, laboratoret dhe farmacitë.

Dr. Sahatqiu, gjithashtu bëri të ditur se stafi i kësaj qendre i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura edhe për vaksinimin e popullatës i cili pritet të filloj pas dy javësh, kur edhe na u është premtuar kontingjenti i dytë i vaksinave për popullatën.

Ne si staf jemi të gatshëm për vaksinim kurdo që na kërkohet. Javën e kaluar me stafin dhe kolegët nga Peja, Deçani, Klina dhe Burimi e kemi mbajtuar trajnimin e radhës për vaksinimin e popullatës me vaksinën anti-covid”, tha dr. Dukagjin Sahatqiu.

Në furnizimin e dytë fillimisht do të vaksinohen të moshuarit mbi moshën 80 vjeçare, pacientët me sëmundje kronike dhe kështu të vazhdojmë me radhë”, shtoi mes tjerash shefi i qendrës së vaksinimit dhe imunizimit në komunën e Pejër Dr. Dukagjin Sahatqiu.

Mes tjerash, vlen të theksohet se ekipi nga Peja nesër do të qëndroi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për t’ju dal në ndihmë ekipeve të Prishtinës për vaksinim. Autor: Mangji GASHI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Hekuran Kryeziu, ka thënë se ai dhe lojtarët e…