Ja kur pritet të përjashtohen Reali, City dhe Chelsea

20 prill 2021 | 15:37

Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City rrezikojnë përjashtimin nga edicioni aktual i Ligës së Kampionëve. Të tre gjysmëfinalistët me gjasë do të përjashtohen nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klubeve, pasi rezultuan ndër iniciatorët e themelimit të Superligës së Evropës.

Anëtari ekzekutiv i UEFA-s, Jesper Moller, gjithashtu president i Federatës së Futbollit në Danimarkë, duke folur për mediet e vendit të tij, u shpreh: “Klubet duhet të largohen (nga Liga e Kampionëve aktuale) dhe unë pres që kjo të ndodhë të premten. Pastaj do të duhet të shohim se si përfundon turneu. Do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ditën e premte”.

Gjysmëfinalisti i katërt i Ligës së Kampionëve, PSG-ja, ka vendosur të mos bashkohet me Superligën dhe do të ishte skuadra e vetme që do të mbetej në garë nëse eliminohen gjysmëfinalistët e tjerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, sot njoftoi se autoritetet e Shqipërisë kanë…