Djali i të vrarit në Gjakovë: Ndihemi më lehtë pas ekstradimit të Dodë Gjikolaj, por vrasjen e ka organizuar Bajram Ahmeti

20 prill 15:31

Policia e Kosovës, sot njoftoi se autoritetet e Shqipërisë kanë ekstraduar të dyshuarin, Dodë Gjikolaj, për vrasjen e Haxhi Ahmetit nga Smolica e Gjakovës, në tetor të vitit 2018.

Gani Ahmeti, djali i të vrarit, për Indeksonline tha se, ndihen më lehtë pas ekstradimit të Dodë Gjikolajt, por vrasjen e ka organizuar Bajram Ahmeti.

Ahmeti u shpreh se familja e tij do të ndihet më mirë kur të arrestohet i dyshuari kryesor, Bajram Ahmeti, ku sipas tij ai i ka bërë pagesat për ta vrarë Haxhi Ahmetin.

“Ky është një lajm i mirë për familjen tonë. Ndihemi më të lehtësuar, është pak më lehtë, por që më mirë unë dhe familja ime do të ndihemi kur të arrestohet kryesori. Është interesant kur të arrestohet kryesori, Bajram Ahmeti

Prokuroria neve nuk na ka njoftu as që është ekstradu, asgjë hiç. Prej mediave e kemi marrë vesh që është ekstradu. Tash po presim drejtësi dhe po pres puna me u bë qysh duhet”, tha ai.

Dodë Gjikolaj dyshohet për veprën penale të “vrasjes së rëndë” dhe “përdorim të armës apo mjetit eksplodues”.

Ai ia kishte vendosur eksplozivin viktimës në derë të shtëpisë, ku në tetor të vitit 2018, në Smolicë të Gjakovës, 61-vjeçari Haxhi Ahmeti ishte vrarë sapo kishte hapur derën e shtëpisë, si pasojë e atij shpërthimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së…