Ja kur rikthehet Hazardi nga lëndimi

01 tetor 2020 | 12:17

Aventura e Eden Hazard te Reali i Madridit po rezulton vërtetë e pafat, pasi dëmtimet e vazhdueshme e kanë lënë më tepër në infermieri sesa në fushë dhe kjo shpjegohet edhe me numrin e paktë të ndeshjeve që ka luajtur me fanellën e “Los Blancos”.

Fantazisti belg kreu vizitat mjekësore për dëmtimin më të fundit dhe u konstatua një problem muskulor, ndërsa në një deklaratë të shpërndarë për mediat, klubi madrilen thekson se afatet e rikuperimit nuk janë të parashikueshme ende.

Megjithatë në Spanjë janë të sigurt që Hazardi nuk do të mund të kthehet në fushën e lojës më herët sesa fillimi i muajit nëntor, duke komplikuar edhe më shumë situatën për kampionët e Spanjës, që ndonëse shpenzuan “një thes me para” për belgun, nuk po e shijojnë performancën e tij në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i…