Ja kush e ndaloi Vuçiqin të hyjë në Kosovë

25 nëntor 2020 | 09:03

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është deklaruar lidhur me varrezën masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës në Serbi, ku dyshohet të jenë rreth 17 trupa të shqiptarëve.

Vuçiqi tha se gërmimet në Rashkë nuk do të mund të ishin kryer pa dijeninë dhe miratimin e autoriteteve serbe.

Madje ai tha se është krenar që është president që nuk e ka problem të thotë se asnjë krim nuk duhet harruar. Vuçiqi shtoi se, sipas tij, çdo krim duhet ndëshkuar.

Disa ditë pasi u zbulua varri në Rashkë, u botua lajmi se Aleksandër Vuçiqi ishte ndaluar të hynte në Kosovë.

Pas kësaj, Vuçiqi deklaroi se kërkoi që të hynte në territorin e Kosovës, pasi ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës kërkoi që të shkonte në Rashkë, por që janë dakorduar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që këto vizita të mos ndodhin.

“Nga Evropa thirrën dhe thanë se duhet të pajtohemi, që gjithçka të rregullohet, që askush të mos shkojë askund dhe ramë dakord që të mos flitet për çdo gjë në publik, në mënyrë që të mos mërzisim as publikun serb dhe as atë shqiptar. Është bërë histori e madhe, si edhe për gënjeshtrën që unë i kërcënova me skenarin e Karabakut, megjithëse ata e kuptuan shumë mirë atë që doja të thosha. Ata sërish thanë se Vuçiqi është i padëshirueshëm në Kosovë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHEFQET DIBRANI BALADA PËR BABANË DHE MOTRËN BAHRIJE (Tim Eti…