Ja kush është i arrestuari i parë nga Specialja?

24 shtator 2020 | 12:50

Gjykata Speciale ka njoftuar se ka dhënë urdhër për arrestimin e ish-shefit të inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafës

Në një njoftim nga Specialja, thuhet se Mustafa është arrestuar pas konfirmimit të aktakuzës.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Po ashtu, aty është konfirmuar se Mustafa po transferohet në Hagë.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në njoftim.

Por kush është Salih Mustafa?

Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën  udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur, Indeksonline.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sa kënaqësi të certifikoj edhe 100 ndërmarrës të rinj në…