Ja kush është portieri më i mirë në Evropë

31 dhjetor 2018 | 12:19

Shumë tifozë vendosën në dyshim aftësitë e Liverpoolit për të operuar në merkaton e futbollit kur skuadra angleze vendosi të blejë një portier për 70 milionë euro, por investimi i kësaj vere duket se po i jep të drejtë kryesuesve të Premier League.

Alisson Becker është zgjedhur portieri më i mirë në Kontinentin e Vjetër mes ligave më të forta, për shkak se ka mbajtur të paprekur portën në më shumë ndeshje se asnjë.

Në klasifikimin e të ashtuquajturës “clean sheet”, braziliani i Liverpoolit ka ruajtur rrjetën pa asnjë gol në 12 ndeshje në 20 ndeshje të zhvilluara në Premier League, madje në total e ka pësuar vetëm 8 herë. Jo më kot trajneri Klopp tha se do ta kishte paguar dyfishin e çmimit nëse do ta dinte se Alisson ishte kaq i fortë.

Në vendin e dytë mes mbrojtësve ekstremë në futboll është Samir Handanoviq. Portieri i Interit ka ruajtur portën të paprekur në 10 raste nga 19 ndeshje, ndërsa ka pësuar 14 gola. Mbyll shkallën më të ulët portieri Kepa i Chelseat, me 9 ndeshje të finalizuara në kuotën 0 gola, nga 20 ndeshje në total.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti i ri trokiti së pari në Samoa dhe Kiribati.…